Shkon në 19 numri i personave të infektuar nga virusi pandemik AH1N1, apo siç njihet ndryshe gripi i derrit. Ashtu siç parashikojnë edhe raportet e ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë, situata gripale në vend po shkon drejt përkeqësimit.
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një komision të posaçëm për menaxhimin e situatës gripale.
Deri tani, ky virus i cili njihet si shkaktar i shumë komplikacioneve ka shënuar 5 raste të rënda në 2 muaj. Virusi pandemik AH1N1 si dhe AH3N2 janë aktualisht në qarkullim në të gjithë Evropën, virusi A zë 96% të totalit të rasteve të prekura nga gripi, dhe 60% e këtij totali i përket gripit të derrit.