Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lufta Gjeorgji-rusi

Silvio Berluskoni për konfliktin në Kaukaz: Jo kthim të Luftës së Ftohtë-(1 Shtator 2008)

Ky ishte një moment i rrezikshëm për Bashkimin Evropian, por e kapërcyem atë. Kështu u shpreh kryeministri italian, Silvio Berlusconi, në përfundim të samitit të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian për konfliktin në Kaukaz. Megjithëse liderët e Bllokut 27 anëtarësh ishin të ndarë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë ata u treguan të bashkuar në paralajmërimin...

Shtator 1, 2008

Rusia njeh zyrtarisht pavarësinë e dy provincave rebele gjeorgjiane-(26 Gusht 2008)

Duke sfiduar hapur Perëndimin Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e dy provincave rebele gjeorgjiane, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Presidenti Dimitri Medvedev nënshkroi dekretin e miratuar një ditë më parë nga parlamenti që mbështeste shkëputjen e dy rajoneve nga Tbilisi. Medvedev u shfaq në televizionin shtetëror duke thënë se kanë nisur negociatat për marrëdhënien zyrtare diplomatike...

Gusht 26, 2008

Rusia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga territori gjeorgjian – (22 Gusht 2008)

Që prej mëngjesit të sotëm, Rusia ka nisur tërheqjen e trupave nga territori gjeorgjian. Komandanti rus Voiceslav Borisov, bëri të ditur planin i cili parashikon dërgimin e trupave drejt Rusisë. Por deri më tani janë parë autokolona të cilat largohen nga Gori dhe janë drejtuar drejt Osetisë së Jugut duke përgjysmuar kështu premtimin se mbrëmjen...

Gusht 22, 2008

Çmimi i naftës bie në pikun më të ulët, shkak konflikti me Gjeorgjinë-(17 Gusht 2008)

Çmimi i naftës ra në pikun më të ulët këto tre muaj duke prekur kufirin e 111 dollarëve për fuçi e më pas duke u stabilizuar në 113 dollarë. Me rënien e çmimit të naftës karteli i vendeve eksportuese, OPEC, parashikoi se etja e botës për arin e zi në vitin 2009 do të bjerë...

Gusht 17, 2008

Lufta Gjeorgji-Rusi, tërhiqet Gjeorgjia dhe bie “qetësi” në Tskhinvali-(10 Gusht 2008)

Gjeorgjia vendos të tërhiqet. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili, sipas të cilit të gjitha forcat gjeorgjiane janë tërhequr plotësisht nga Osetia e Jugut. Për Tbilisin kjo nuk është një humbje ushtarake, por një përpjekje për të mbrojtur jetët e civilëve. Vendimi vjen pas tre ditë luftimesh, të ndjekura nga...

Gusht 10, 2008

Konflikti mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, pasoja të rrezikshme për Moskën-(9 Gusht 2008)

Konflikti mes Gjeorgjisë dhe Rusisë mbi provincën e Osetisë së Jugut do të ketë pasoja shumë të rrezikshme dhe mund të kthehet në një problem të madh për Moskën, paralajmëruan pak muaj më parë agjentët sekretë britanikë. Pas më shumë se dy shekujsh nën sundimin sovjetik Gjeorgjia fitoi pavarësinë në vitin 1991 dhe përvetësoi enklavën...

Gusht 9, 2008