Duke sfiduar hapur Perëndimin Rusia njohu zyrtarisht pavarësinë e dy provincave rebele gjeorgjiane, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.
Presidenti Dimitri Medvedev nënshkroi dekretin e miratuar një ditë më parë nga parlamenti që mbështeste shkëputjen e dy rajoneve nga Tbilisi.
Medvedev u shfaq në televizionin shtetëror duke thënë se kanë nisur negociatat për marrëdhënien zyrtare diplomatike me këto dy vende dhe…se kishte dështuar me vite për të gjetur një zgjidhje paqësore me anë të negociatave.
Presidenti rus iu referua edhe njohjes së Kosovës nga qeveritë perëndimore më herët këtë vit.
Vendimi shkaktoi gëzim në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi, por u dënua mjaft ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.
Tbilisi reagoi duke akuzuar Moskën për aneksim të hapur të territorit të vet. Një ministër i qeverisë i tha BBC-së se Gjeorgjia është në luftë me Rusinë, por nuk mund ta zgjidhë situatën e vetme.
Nga ana tjetër administrata e presidentit Bush thotë se po rishikon marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condolezzaa Rice, tha se vendimi i Rusisë për të njohur këto dy territore separatiste është jashtëzakonisht për të ardhur keq.
Ajo garantoi se Shtetet e Bashkuara do të përdorin fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar çdo përpjekje të Rusisë për ndryshimin e statusit të territoreve.
Vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO e dënuan Rusinë duke e quajtur lëvizjen e saj si të pajustifikueshme dhe të papranueshme, ndërsa për OSBE-në ai shkel parimet themelore të sigurisë evropiane./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle