“Pa këtë ilaç vdes në një orë”, denoncimet e pacientëve për mungesën e barnave mohohen nga QSUNT
Mungesa e medikamenteve të ndryshme është trajtuar shpesh në emisionin “Stop” në Tv Klan si një dukuri që përsëritet. Disa pacientë na kanë sinjalizuar se në QSUNT mungon ilaçi Rukonest që përdoret për pacientët me angioedemë (mungesë e proteinës në gjak) dhe shkakton edema në lëkurë. Denoncuesja: Përshëndetje, ilaçi nuk ndodhet në ambientet e Alergologjisë...