Mungesa e medikamenteve të ndryshme është trajtuar shpesh në emisionin “Stop” në Tv Klan si një dukuri që përsëritet. Disa pacientë na kanë sinjalizuar se në QSUNT mungon ilaçi Rukonest që përdoret për pacientët me angioedemë (mungesë e proteinës në gjak) dhe shkakton edema në lëkurë.
Denoncuesja: Përshëndetje, ilaçi nuk ndodhet në ambientet e Alergologjisë së Tiranës, sëmundja jonë nuk pret, është e pabesë, është edemë akute në rrugët respiratore që të mbyll jetën brenda një ore, pra për një orë ti nuk ke kohë as të kërkosh ilaçin, as të kërkosh ndihmë te Odeta, as ndihmë në Ministri, as në asnjë vend. Odeta nuk gjendet në asnjë vend në Shqipëri nëse Ministria me prokurë të posaçme ose me një emergjencë prokurë që mund t’ia delegojë Drejtorisë së Spitalit, pa dashur të presim tenderimin, sepse procedura e tenderimit zgjat gati 6 muaj dhe këta po tallen me jetët tona. Ata e tenderojnë ilaçin, bëhet porosia, shkon porosia atje ku prodhohet ilaçi, prodhohet ilaçi dhe vjen me porosi, thjesht këta duhet të bëjnë procedurat e tyre ligjore, të cilat nuk i kanë bërë dhe po na lënë të vdesim. Problemi qelbet nga koka, nga Ministria, në momentin kur ti s’më kthen një përgjigje dhe s’ke një përgjigje për mua, do të thotë që ti ose do ti japësh kohë vetes tënde, që të bësh ato pisllëqet e tua, ato zullumet e tua, siç i ke bërë gjithmonë, ose je duke futur, duke tenderuar një ilaç tjetër që unë nuk e kam idenë dhe nuk e di ça pisllëqesh bëhen aty, por së paku duhet të ishin të përgjegjshëm që të na sillnin ilaçin jetë shpëtues.
Të tjerë pacientë shprehen, se në mungesë është edhe Tasingna që përdoret për ata që vuajnë me leucemi. Në QSUNT nuk japin asnjë informacion për mungesat e medikamenteve duke mohuar të ketë mungesë./tvklan.al