Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vend. Policia njofton se në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, automjeti me drejtues 31-vjeçarin me iniciale E.M. është përplasur me kamionin me drejtues 30-vjeçarin me iniciale Y.Z.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje 31-vjeçari, dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me një bilanc tragjik përsa i përket aksidenteve rrugore pasi një i ri 22-vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes së automjetit që ai drejtonte me një trajler të parkuar./tvklan.al