Dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, po hetohen nga Prokuroria e Posaçme edhe për dyshimet se kanë pastruar para nëpërmjet kompanisë 5D.
Të dy në qeli që prej marsit të këtij viti, ata fillimisht u dyshuan se ishin përfshirë në korrupsion duke drejtuar në hije kompaninë 5D që merrte punime nga institucione që ata kanë drejtuar.
Hetimet e kryera më pas, sipas SPAK që në Korrik të këtij viti vuri në sekuestro disa pasuri të ish-drejtorëve dhe të afërmve të tyre, treguan se të ardhurat nga kompania 5D, ishin tërhequr cash dhe investuar në pasuri të tjera.
Nën hetim për këtë dosje me masë sigurimi “Arrest në burg” është edhe ish-drejtori tjetër i Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe i akuzuar se ka shkelur rregullat e barazisë në tendera, bashkë me 5 të tjerë zyrtarë e ish-zyrtarë.
Këta të fundit dhe administrator i kompanisë 5D, janë duke u hetuar në masat e detyrimit për t’u paraqitur.
Tv Klan