Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burg përjetë për Fran Marashin i cili akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie. Gjykata e Lartë kishte vendosur rigjykimin e dosjes 28 vite pas masakrës.
Pas arrestimit dhe ekstradimit të tij, Fran Marashi pretendoi se nuk i janë respektuar të drejtat dhe liritë themelore për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në mungesë.
Gjatë argumentave të tij, pretendoi se nuk ka pasur dijeni për gjyqin që është bërë në vitet 1999-2000, në ngarkim të tij. Kujtojmë se “Masakra e Urës Vajgurore” ndodhi më 17 qershor 1997. Përplasjet e armatosura nisën pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike asokohe.
Për ngjarjen e rëndë, janë dënuar edhe 7 persona të tjerë.
/tvklan.al