Hapja e procesit të riaplikimit vetëm për 1 ditë, për ata qytetarë që nuk e përfituan dëmshpërblimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, krijoi grumbullim përpara prefektures së Durrësit. Dhjetra qytetarë u dyndën përpara zyrave, pa e respektuar dot distancën fizike. Qytetarët pritën edhe disa orë për aplikimin, në disa raste edhe pa një maskë...