Hapja e procesit të riaplikimit vetëm për 1 ditë, për ata qytetarë që nuk e përfituan dëmshpërblimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, krijoi grumbullim përpara prefektures së Durrësit.
Dhjetra qytetarë u dyndën përpara zyrave, pa e respektuar dot distancën fizike.
Qytetarët pritën edhe disa orë për aplikimin, në disa raste edhe pa një maskë me vete.
Rihapja e procesit erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve të cilët nuk kishin pasur mundësi të bënin aplikim për t’u bërë përfitues të grantit.
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar deri më tani emrat e 10.700 familjeve si përfituese të grantit, nga të cilat mbi 9800 e kanë tërhequr vlerën monetare për dëmet nga tërmeti.
Tv Klan