Fluks kthimesh në Greqi para masave të reja
Radha e emigrantëve shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë përmes doganës së Kakavijës dhe Kapshticës, arrin deri në disa kilometra.
Shkak për këtë është bërë vendimi i palës greke se pas 16 Gushtit çdo shtetas që do të hyjë në territorin e tyre duhet të këtë të kryer testin e Covid -19 brenda 72 orësh si dhe duhet të karantinohet atje për 7 ditë.
Në Kapshticë, emigrantët kanë pritur mbi 5 orë për të kryer procedurat në doganën shqiptare. Për të përballuar fluksin policia shqiptare po punon me 6 sportele.
E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Qytetarët presin në diell me orë të tëra për të kaluar në tokën greke.
Probleme ka edhe në qarkullimin e mjeteve, ndaj për të normalizuar situatën krahas Policisë Rrugore janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcës.
Tv Klan