Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas akuzave të Presidentit Meta se qeveria është fajtore për situatën e krijuar në kufi me emigrantët.

Kreu i qeverisë ka sjellë në pah një lajm të gazetës greke Kathimerini, e cila ka shkruar se radha e makinave që pritën nga Bullgaria për të hyrë në Greqi ka shkuar deri në 10 kilometra ndërsa ajo e kamionëve deri në 15 kilometra.

Por ndryshe nga Meta, Rama thotë se homologu bullgar nuk doli të fajësojë qeverinë.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria”, shkruan Rama./tvklan.al