Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Seancë Gjyqësore

Altin Arapi akuzohet për vrasjen e shoferit të kryeprokurorit (29 Tetor 2004)

Dosja hetimore për vrasjen e Genci Sinës, shoferit të familjes së kryeprokurorit ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas një viti hetim, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se vrasja e Genci Sinës është kryer nga Altin Arapi person për të cilin drejtësia në Belgjikës refuzoi kërkesën e palës shqiptare për ekstradim....

Tetor 29, 2004

Jepet 20 vjet heqje lirie për vrasësin e kamarierit (29 Tetor 2004)

P. T., autori i vrasjes së kamarierit B. S. në shkurt të këtij viti në picerinë “Dajti”, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vjet heqje lirie. T. goditi me thikën e punës kamarierin duke plagosur dhe një tjetër punonjës të picerisë, i cili kishte ndërhyrë për të shmangur goditjen ndaj viktimës....

Tetor 29, 2004

Gjyqi për tragjedinë e 9 janarit (27 Tetor 2004)

Pendohet njëri prej të arrestuarve të tragjedisë së 9 janarit. Vendimi i njërit prej të arrestuarve për të bashkëpunuar me prokurorinë, i cili është bërë publik nga avokati i tij mbrojtës, ka detyruar trupin gjykues që të ndërpresë seancën gjyqësore të ditës së sotme. Emri i të arrestuarit të penduar nuk është bërë publik, por...

Tetor 27, 2004

Gjyqi për djalin e keqtrajtuar (27 Tetor 2004)

A. P., 20-vjeçari i paraburgosur që disa ditë më parë u shfaq në gjykatë me fytyrën e fashitur dhe me shenja lëndimesh, është paraqitur sot në procesin gjyqësor kundër tij. P. akuzohet për vjedhje me armë në bashkëpunim ku ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M. Sh. I plagosuri ka dëshmuar në lidhje me momentin...

Tetor 27, 2004

Gjykata e Tiranës liron Pjerin Ndreun (20 Shtator 2004)

Gjykata e Tiranës ka liruar në sallën e gjyqit ish-drejtorin e Policisë së Tiranës Pjerin Ndreu. Ndaj Ndreut Ministria e Rendit ka formuluar padinë ‘kanosje për shkak të detyrës’ dhe objekt kanë qenë disa mesazhe telefonike, që Ndreu i shkruante kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Samir Hasha, ku kërkohej të mos detyrohen policë...

Shtator 20, 2004

Gjykata e Apelit jep vendimin për Albert Xhanin (15 Qershor 2004)

Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë presidentin e “Partizanit” Albert Xhani duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Faktit për masën e sigurisë ‘arrest me burg’. “Në bazë të nenit 249 pikat 6 të kodit të procedurës penale vendosi kundërshtimin e vendimit penal numër 530 duke caktuar ndaj të pandehurit Albert Xhani masën e sigurimit...

Qershor 15, 2004

Gjyqi i vrasësit të gjyshes (16 Prill 2004)

Mungesa e një certifikate ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj një tjetër të mituri të akuzuar me krimin e vjedhjes me pasojë vdekjen. Disa ditë më parë ai kërkoi të mos zhvillohej seanca pa praninë e e psikologut që i është ofruar nga Qendra Ligjore për Mbrojtjen e të Miturve. Në seancën e sotme u paraqit...

Prill 16, 2004

Vrasësi nga fshati Shën Gjergj (15 Prill 2004)

Përballë një të mituri të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe vrasje kanë dëshmuar sot familjarët e viktimës. Ajo është M. I. dhe sipas dëshmive që janë dhënë në sallën e gjyqit ëshë gjendur e vdekur me shenja dhune në trup dhe prerje me thikë. Bashkëshorti i viktimës tha pa hezituar se autori i...

Prill 15, 2004