A. P., 20-vjeçari i paraburgosur që disa ditë më parë u shfaq në gjykatë me fytyrën e fashitur dhe me shenja lëndimesh, është paraqitur sot në procesin gjyqësor kundër tij. P. akuzohet për vjedhje me armë në bashkëpunim ku ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M. Sh. I plagosuri ka dëshmuar në lidhje me momentin e ngjarjes.
Arrestimi i P. është bërë pasi në spital M. Sh. identifikoi si autor mes fotografive të dyshuarve atë të A. P. Dëshmitari, viktimë e ngjarjes, ka parë sot në sallën e gjyqit personin e arrestuar dhe ka deklaruar se nuk mund ta akuzojë atë si autor të plagosjes, sepse nuk është i sigurt. A. P. është akuzuar 8 muaj më parë për vjedhje me armë dhe plagosje.
Gjatë qëndrimit në qelitë e paraburgimit të Durrësit, familjarët e P. akuzuan policinë se ushtronte dhunë ndaj djalit për të pranuar krimin për të cilin ai insiston se është i pafajshëm. /tvklan.al