Mungesa e një certifikate ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj një tjetër të mituri të akuzuar me krimin e vjedhjes me pasojë vdekjen. Disa ditë më parë ai kërkoi të mos zhvillohej seanca pa praninë e e psikologut që i është ofruar nga Qendra Ligjore për Mbrojtjen e të Miturve. Në seancën e sotme u paraqit psikologia Genta Sadiku, e cila ka ndjkur rastin e personit që akuzohet se ka vrarë gjyshen në tentativë për të grabitur në banesën e saj një shumë parash, por prokurori i çështjes nuk ka sjellë certifikatën që sipas tij vërteton se i pandehuri nuk është më i mitur pasi ka pak kohë që ka mbushur 18- vjeç. Sipas këtij pretendimi, nuk është e nevojshme që ai të ketë një psikolog gjatë procesit gjyqësor. Avokati Arben Ristani ka kërkuar që pavarsisht kësaj seanca të vijojë duke cilësuar të domosdoshme praninë e psikologes ndërsa vetë i akuzuari pretendon se certifikata gjendet në dosjen e tij hetimore që nga koha kur ai është arrestuar. Gjykata ka çmuar të drejtë shtyrjen e seancës derisa prokuroria të paraqesë certifikatën, ndërsa ka kërkuar që në seancën e ardhshme akuza të paraqesë dhe dëshmitarët e saj për ngjarjen. /tvklan.al