Përballë një të mituri të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe vrasje kanë dëshmuar sot familjarët e viktimës. Ajo është M. I. dhe sipas dëshmive që janë dhënë në sallën e gjyqit ëshë gjendur e vdekur me shenja dhune në trup dhe prerje me thikë. Bashkëshorti i viktimës tha pa hezituar se autori i kësaj ngjarje të rëndë është i pandehuri që kishte përballë duke shtuar po aq i sigurt se bashkëpuntore në këtë krim ishte dhe e ëma e tij I. H. 17-vjeçari ka qëndruar i qetë dhe i heshtur gjatë deklarimeve të familjarëve të viktimës. Ndër dëshmitarët kanë qenë edhe dy të mitur njëra 15-vjeçare, kushërira e gruas së vrarë dhe tjetri shok i të pandehurit e moshatar i tij. Ngjarja e rëndë mendohet të ketë pasur dëshmitarë të vetëm okularë autorët e vrasjes për shkak edhe të terrenit. Ajo ka ndodhur në pylllin e gështenjave në fshatin Shën Gjergj në tetor të viti të kaluar. Asnjë nga të afërmit e të aukuzuarit për vrasje nuk ka qenë i pranishëm që nga fillimi i këtij procesi, ndërsa në seancën e ardhshme pritet të dëshmojë kundër tij edhe vjehrra e viktimës, e cila sipas të afërmve ka parë kufomën vetëm 10 minuta pas masakrës. /tvklan.al