Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Spartak Braho 2008

Reagimi i Cekës për kodin zgjedhor, “KQZ-ja duhet të jetë i depolitizuar”

Organi kushtetues që do të mbikëqyrë procesin dhe certifikojë më pas rezultatet elektorale, për alenacistët duhet të jetë jopolitik. Në një intervistë për televizionin Klan kreu i PAD-së Neritan Ceka, duke folur për formulën e arritur nga dy partitë e mëdha në lidhje me përbërjen e KQZ-së, kërkoi gjithashtu që administrimi i zgjedhjeve të bëhet...

Nëntor 9, 2008

Kreu i LSI Ilir Meta mbledh KDK, akuza të ashpra ndaj Berishës dhe Ramës – (8 Nëntor 2008)

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit politike, apo siç e ka cilësuar kreu i kësaj partie Meta, pucin që 2 forcat e mëdha politike po i bëjnë të vegjëlve me kodin e ri zgjedhor. Me tone të ashpra Meta ka vazhduar akuzat për Berishën...

Nëntor 8, 2008

Mblidhet komisioni i reformës zgjedhore, PS-PD miraton me konsensus kodin elektoral -(4 Nëntor 2008)

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore është mbledhur pasditen e të martës, duke miratuar në mënyrë konsensuale pjesën më të madhe të dispozitave ligjore të kodit elektoral. Ilir Rusmajli: “Edhe pse i diskutuam të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore, nuk vendosëm lidhur me to sot, por miratuam me konsensus të gjitha...

Nëntor 4, 2008

Zgjedhjet e 2009, ambasadori Lohan: “Të finalizohen të gjitha detyrimet” – (23 Shtator 2008)

Pa afate konkrete, por duke kujtuar periudhën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ambasadori Lohan, u ka kërkuar forcave politike të nxitojnë në përmbushjen e detyrimeve për këtë proces. Helmuth Lohan: “Zgjidhjet do të mbahen rreth fundit të muajit qershor 2009. Dhe për këtë duhet të finalizohen të gjitha detyrimet shumë përpara datës së...

Shtator 23, 2008

Vijon puna për reformën zgjedhore, Rusmali: “Po punojmë për atë” – (17 Shtator 2008)

Bashkëkryetari demokrat i komisionit për kodin zgjedhor Ilir Rusmali tha, se ekspertet janë duke punuar për të detajuar modalitetet e sistemit proporcional-rajonal, por edhe për kapitullin që do të përcaktojë funksionet dhe detyrat e administratës zgjedhore. Ilir Rusmali: “Në fakt është kapitull i sistemit zgjedhor. Aty janë të përfshira dhe formulat për kompozimin e koalicioneve...

Shtator 17, 2008

Seanca e fundit plenare, Astrit Patozi jep detaje për ligjet që priten të votohen – (28 Korrik 2008)

Seanca e pasdites së sotme do të mbyllë dhe këtë sesion parlamentar. Vendimi është marrë nga konferenca e kryetarëve, për të lejuar që deputetët e parlamentit shqiptarë të pushojnë 3 ditë më shumë seç ishte parashikuar. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, thotë për televizionin Klan, se në seancën e sotme do të kalojnë...

Korrik 28, 2008

Komisioni i Ligjeve ratifikon kontratën për kartat e identitetit dhe pasaportave – (28 Korrik 2008)

Komisioni parlamentar i ligjeve dhe ai i ekonomisë dhe financave kanë ratifikuar kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike. Kontrata e lidhur mes ministrisë së brendshme dhe grupit Shazem Security dhe fondit shqiptar amerikan i ndërmarrjeve, respekton standardet më të mira për elementët e sigurisë së kartave elektronike....

Korrik 28, 2008

Komisioni i Ligjeve/ PS kundërshton kandidaturën e Neshat Fanës për në KLD – (28 Korrik 2008)

Opozita ka braktisur komisionin parlamentar të ligjeve gjatë kohës që po shqyrtohej kandidatura e Neshat Fanës, e propozuar nga mazhoranca për vendin vakant në KLD. Nënkryetari i komisionit Fatmir Xhafaj e konsideroi jo kushtetuese dhe në kundërshtim me rregulloren procedurën e ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Topalli, për të shqyrtuar kandidaturën e Fanës në një...

Korrik 28, 2008

Dekretet e presidentit shqyrtohen në Komisionin e Ligjeve, kundërshton opozita – (25 Korrik 2008)

Përfshirja e letrave nga populli për dosjet e kandidaturave të dekretuara nga presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë është kundërshtuar dhe është konsideruar jashtë procedurës nga përfaqësuesit e opozitës, gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në komisionin parlamentar të ligjeve. Nënkryetari i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj, por edhe deputeti Spartak Braho kanë nënvizuar se...

Korrik 25, 2008

Ndryshimet e kodit zgjedhor risjellin debatet mes partive – (23 Qershor 2008)

Çështja e reformës zgjedhore e rikthyer në debatin politik të ditës, duket se do të jetë pjesa kryesore e punës e parlamentit për kohën e mbetur deri në mbylljen e sesionit parlamentar. Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ka garantuar se mirëpret çdo propozim të opozitës për çështjen e reformës zgjedhore. Sali Berisha:...

Qershor 23, 2008