Pa afate konkrete, por duke kujtuar periudhën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ambasadori Lohan, u ka kërkuar forcave politike të nxitojnë në përmbushjen e detyrimeve për këtë proces.

Helmuth Lohan: “Zgjidhjet do të mbahen rreth fundit të muajit qershor 2009. Dhe për këtë duhet të finalizohen të gjitha detyrimet shumë përpara datës së zhvillimit të tyre. Kam parasysh kartat e ID, ngritjen dhe funksionimin e Komisionit Zgjedhor dhe ligjin elektoral. Gjithçka duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këtë partitë politike duhet të bien shpejt në kompromis mes tyre.”

Vetëm një javë na ndan nga mbyllja e një tjetër mandati të shtyrë të komisionit të posaçëm që po harton ligjin e ri zgjedhor. Të gjitha gjasat janë partitë të kërkojnë sërish kohë në dispozicion për hartimin e ligjit që vijon të jetë peng i përplasjeve politike./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi