Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore është mbledhur pasditen e të martës, duke miratuar në mënyrë konsensuale pjesën më të madhe të dispozitave ligjore të kodit elektoral.
Ilir Rusmajli: “Edhe pse i diskutuam të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me administratën zgjedhore, nuk vendosëm lidhur me to sot, por miratuam me konsensus të gjitha dispozitat e tjera që nuk kanë unë po i quaj ngarkesë politike.”
Fatmir Xhafa: “Kanë kaluar rreth 70 nene të disa kapitujve të rëndësishëm që kanë të bëjnë me procesin e administrimit, me procesin e numërimit, me procesin e ndarjes së mandateve, të cilat përbëjnë pjesë të rëndësishme të kodit zgjedhor dhe ndryshime thelbësore të këtij kodi në pajtim me reformën kushtetuese në tërësi me ndryshimet e bëra në kushtetutë lidhur me sistemin zgjedhor, por dhe në raport me kodin zgjedhor të mëparshëm.”
Por neni më i debatuar i cilësuar dhe si thembra e Akilit, ai për përbërjen e komisioneve zgjedhore vendore dhe atij qendror është shtyre për në mbledhjen e radhës. Kjo për shkake të kontestimeve nga ana e LSI-së, kontestime që janë paraqitur përpara anëtareve të komisionit nga kryetari i LSI-së Meta, i cili është shprehur i vendosur që nuk do të lejojnë 2 forcat e mëdha të prekin lirinë e votës. Siç e cilësoj ai vendimin për të ulur numrin e anëtarëve të KQZ-s nga 9 në 7, duke i hequr të drejtën kësaj partie për tu përfaqësuar me një anëtar në KQZ.
Ilir Meta: “Unë u bëra të qartë se ne kemi bërë propozimet tona konstruktive. Por në rast se ata do të veprojnë me forcën e kartonave të parlamentit të mega-Dushkut, pastaj do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që do të vijojë më pas. Nuk do të lejojmë që të miratohet dhe të aplikohet kodi i vjedhjeve në Shqipëri.”/tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka