Bashkëkryetari demokrat i komisionit për kodin zgjedhor Ilir Rusmali tha, se ekspertet janë duke punuar për të detajuar modalitetet e sistemit proporcional-rajonal, por edhe për kapitullin që do të përcaktojë funksionet dhe detyrat e administratës zgjedhore.
Ilir Rusmali: “Në fakt është kapitull i sistemit zgjedhor. Aty janë të përfshira dhe formulat për kompozimin e koalicioneve dhe kapitulli që ka të bëjë me administratën zgjedhore. Për këtë ekspertët ende janë duke punuar dhe nuk kanë mundur të na japin një tekst përfundimtar.”
Rusmali shprehet se pavarësisht nga zhvillimet e fundit brenda opozitës, mazhoranca është e hapur për të vazhduar punën për komisionin përmes konsensusit.
Ilir Rusmali: “Aksioni i përbashkët opozitar është aksioni asaj pjese të spektrit politik, nuk është aksion i pjesës tonë të spektrit politik. Ne marrim pjesë në tryezën e reformës zgjedhore dhe jemi të angazhuar shumë seriozisht që kjo tryezë të jetë e suksesshme.”
Rusmali shprehet se pavarësisht nga zhvillimet e fundit brenda opozitës, mazhoranca është e hapur për të vazhduar punën për komisionin përmes konsensusit. /tvklan.al
Gazetare: Anila Rama