Turizmi malor, ballkone panoramike dhe vende për yoga
Jo vetëm turizmi bregdetar por dhe ai malor dhe i aventurës po zhvillohen me ritme të shpejta në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur së fundmi dy tendera që përfshijnë përmirësimin e atraksioneve turistike siç janë Bovilla dhe shtegu Theth-Valbonë. Përveç pastrimit të shtigjeve dhe pajisjeve me tabela informuese propozohet edhe vendosja...