Jo vetëm turizmi bregdetar por dhe ai malor dhe i aventurës po zhvillohen me ritme të shpejta në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur së fundmi dy tendera që përfshijnë përmirësimin e atraksioneve turistike siç janë Bovilla dhe shtegu Theth-Valbonë.
Përveç pastrimit të shtigjeve dhe pajisjeve me tabela informuese propozohet edhe vendosja e disa ballkoneve panoramike.
Në Bovillë sugjerohet të ndërtohet një hapësirë e posaçme për yoga në formën e ballkonit prej druri.
Sakaq përgjatë këtyre shtegjeve pritet të vendosen struktura druri për qëndrim dhe pushim, pasi sipas propozuesve është vënë re se një numër i madh turistësh kërkojnë vende rastësore për pushim.
“Kjo do të çojë në rritjen e numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj, si dhe do të nxisë zhvillimin e ekonomisë lokale dhe cilësinë e jetës së banorëve”.
Fondi limit për këto dy tendera ka kapur vleren e 37 milionë e 500 mijë Lekëve.
Tv Klan