Kryetari i bashkisë më të rëndësishme në vend është arrestuar. Po çfarë do ndodhë në këtë institucion vendor, për sa kohë Erion Veliaj po përballet me një proces gjyqësor? Kujt do t’i kalojnë kompetencat për marrjen e drejtimit të bashkisë Tiranë?

Sipas ligjit për Qeverisjen Vendore, neni 62, kryetari i një bashkie mund të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave vetëm në 3 raste: Kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.

Nisur nga rasti konkret, ka 2 shanse (gjithnjë bazuar në ligj): Ose Veliaj i delegon kompetencat e drejtimit të bashkisë njërit prej nënkryetarëve ose mblidhet Këshilli Bashkiak dhe ia delegon këtë post një prej dy nënkryetarëve.

Më poshtë Neni 61 i Ligjit për Qeverisjen Vendore, sa i takon përfundimit para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë:


Kujtojmë se paraditen e sotme në ambientet e bashkisë Tiranë ka shkuar kryeministri Edi Rama, i cili raportohet se ka zhvilluar rreth 30 minuta takim me nënkryetarët e këtij institucioni. Ndërkohë, pritet që brenda 48 orëve të zhvillohet seanca gjyqësore ku shqyrtohet masa e sigurisë ndaj Veliajt.

/tvklan.al