Një pasarelë e krijuar sipas motiveve të një filmi. E tillë ishte ajo ku u prezantua koleksioni i pranverës për femra për 2025-ën i shtëpisë luksoze nju jorkeze të modës “Carolina Herrera”.
Motivet, si për dekorin e sallës, ashtu edhe për veshjet, stilisti Ues Gordon i ka marrë nga filmi i famshëm i fundviteve ’70 “Being There”. Ai ka eksploruar konceptin e bukurisë që zgjat për një kohë të shkurtër.
Veshjet pasqyrojnë adhurimin e stilistit për “Chance the Gardener”, protagonistin e filmit duke mishëruar pastërtinë dhe vëmendjen e tij të përpiktë ndaj detajeve. Jo pa qëllim, në sallën e sfilatës ishin vendosur edhe qindra trëndafilë.
Gordon pranoi se koleksioni shumëngjyrësh ka një estetikë më sensuale dhe të mprehtë se në vitet e mëparshme, megjithatë mbetet në thelb Herrera. Sfilatat që janë pjesë e javës së modës së Nju Jorkut, ku kanë marrë pjesë rreth 60 stilistë.
Tv Klan