Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Trafiku I Femijeve

Policia ende asnjë gjurmë nga zhdukja e fëmijës dy muaj më parë në Elbasan – (14 Shtator 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Gazetarja: Prej dy muajsh familja Cara nuk gjen dot djalin e saj 9-vjeçar. Fëmija u zhduk pikërisht tek punonte në këtë treg. Asnjë person nuk ka mundur të rrëfejë diçka për fatin e 9-vjeçarit gjatë këtyre dy muajve. Vëllai Blerimi 11-vjeç, rikthehet shpesh në tregun ku humbi pa gjurmë...

Shtator 14, 2004

Elbasan, nëna kërkon vajzën e zhdukur prej 12 vitesh – (16 Maj 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Danjela Kumija është emri i vajzës së humbur të Sajdeko Sejatit. Edhe 12 vjet pas humbjes, kjo nënë nuk di ende fatin e të bijës, nëse ka vdekur, është birësuar në mënyrë të paligjshme, apo ka rënë pre e trafikut të organeve. Historia fillon rreth 13 vjet më parë,...

Maj 16, 2004

Avokati i Popullit konfirmon humbjen e 480 fëmijëve shqiptarë në Greqi – (14 Maj 2004)

Lajme Arkiva – TV Klan 2004 Greqia ka marrë përsipër përgjegjësinë për humbjen e më shumë se 480 fëmijëve nga shkolla e rehabilitimit të tyre “Agia Barbara” në Athinë, ndërsa 23 të tjerë rezultuan të humbur në shkollën “Filoksenia” ne Selanik. Lajmi konfirmohet nga Avokati i Popullit Ermir Dobjani, i cili rreth një vit më...

Maj 14, 2004

Shtohen rastet e shitjes së fëmijëve, nëna rome shet fëmijën në Korçë – (7 Tetor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Shtohen rastet e shitjes së fëmijëve nga vetë prindërit e tyre. Përveç Oracio Bonjakut, djalit nga Durrësi, që përfundoi në Itali, pasi u shit nga i ati në këmbim të një televizori, nuk mungojnë edhe raste të tilla të ngjashme, ku familjet e varfra gjejnë si rrugë shpëtimi për...

Tetor 7, 2003

Projekti i Bashkisë së Tiranës për fëmijët e rrugëve – (1 Qershor 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, të quajtur “Vlerësimi i nevojave dhe kapaciteteve institucionale”, një numër i madh fëmijësh në Shqipëri lypin rrugëve për të fituar lëmosh, apo punojnë për të siguruar jetesën e tyre dhe të familjes. Kjo kategori fëmijësh janë dhe më të predispozuar ndaj...

Qershor 1, 2003

Reagimi i fondacionit “Shtëpia e Shpresës” në Elbasan pas akuzave për trafik fëmijësh – (1 Maj 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Pas akuzave të ngritura një ditë më parë nga familjarë dhe të afërm, për trafik dhe zhdukje fëmijësh në drejtim të fondacionit britanik “Shtëpia e Shpresës” në Elbasan, drejtues të kësaj të fundit kanë reaguar. Prindërit akuzuan se kishin humbur lidhjet me fëmijët e tyre të strehuar pranë fondacionit...

Maj 1, 2003

Shtëpia e fëmijës në Elbasan akuzohet për trafikim fëmijësh – (30 Prill 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Akuza për trafik fëmijësh në qytetin e Elbasanit. Prej ditësh, disa prindër akuzojnë shtëpinë e fëmijës “Shpresa”, duke hedhur hije dyshimi mbi parregullsinë në dokumentacionet e birësimit, deri në zhdukje të të miturve. Kristina nga një fshat i Gramshit thotë, se vajzën e saj Xhoanën, e la para katër...

Prill 30, 2003

Ministri italian Giuseppe Pisanu mbërrin në Shqipëri për disa takime zyrtare (8 Prill 2003)

Lajme Arkiva 2003 Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë Giuseppe Pisanu ka mbërritur në vendin tonë për disa takime zyrtare. Shefi i Rendit dhe i Policisë Italiane vjen në Shqipëri pas një operacioni të policisë së dy vendeve ku u bë i mundur arrestimi i disa personave shqiptarë dhe italianë, anëtarë të një rrejti...

Prill 8, 2003

Humbet shitësi i vogël në rrugët e Tiranës – (19 Janar 2003)

Lajme Arkiva – TV Klan 2003 Humbet pa lënë gjurmë, një ndër fëmijët e mitur, shitës ambulant në rrugët e Tiranës. R.H ka dy javë që nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk është parë nga askush. Djali 14 vjeç shiste çdo ditë bajame në rrugët e bllokut në Tiranë, si e vetmja mënyrë për...

Janar 19, 2003