Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Shtohen rastet e shitjes së fëmijëve nga vetë prindërit e tyre. Përveç Oracio Bonjakut, djalit nga Durrësi, që përfundoi në Itali, pasi u shit nga i ati në këmbim të një televizori, nuk mungojnë edhe raste të tilla të ngjashme, ku familjet e varfra gjejnë si rrugë shpëtimi për të bërë para më shumë, shitjen e fëmijëve të tyre.

Një histori e ngjashme ka ndodhur edhe në Korçë. Donika H. nëna rome e 4 fëmijëve ka pranuar, se fëmijën që do ta lindte do të shiste menjëherë tek një familje greke.

Donika:- “Po unë po të ishte për kështu, si e bënë këto, ku ta dija unë. Fëmijën e kam lindur në Greqi, por mjeku pas lindjes më tha e ke të vdekur”.

Gazetarja: Personi që doli garant për të adoptuar fëmijën tuaj u ka dhënë para?

Donika:- “Jo nuk më ka dhënë, vetëm disa milionë”.

Ajo pranon se ka marrë një milion lekë nga sekserët korçarë, që e dërguan atë të lindte Greqi dhe pranon edhe shitjen e fëmijës, por e vetmja breng dhe shqetësim për nënën rome, mbetet nëse fëmija i saj është gjallë apo me të vërtetë ka vdekur./tvklan.al

Gazetar – Fatos Hakorja