Blloku i banimit, në zonën e Yzberishtit, i kufizuar nga rrugët “3 Dëshmorët”-Rexhep Shala-Joklin Persi, është transformuar rrënjësisht, pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se me investimin e bërë këtu, është rritur edhe vlera e pronës së banorëve. “Këtu ka qenë vërtet një Kandahar. Ish...