Emisioni “ Stop” shkoi në Kombinat për rastin e një qytetari, që ka përfunduar me korrespondencë gjimnazin “Myslym Shima” në Yzberisht. Megjithëse ka kaluar edhe provimet e maturës, qytetari nuk është pajisur me diplomë mature, pasi nuk ka numër amze.

Denoncuesi: Kalova në korrespodencë, jepja provimet normalisht deri në vit të pestë, normalisht korrespodenca është me pesë vite. Në momentin që shkoi puna për të marrë diplomën, nuk mu pasqyronin notat me numrin e amzës. Dhe për arsye prej disa vitesh jam pa diplomë. I përfundova të gjitha vitet, dhashë provimet normalisht të gjitha, notat normalisht, kur erdhi puna për diplomën më thanë që nuk pasqyrohet numri i amzës me notat dhe kam ngel pa diplomë. Tani unë mendoj se te sekretaria është bërë diçka, aty është, edhe sekretaria që është aktual më thotë që problemin e ka sekretari që është më përpara, unë aty nuk ndërhyj dot sepse nuk mbaj përgjegjësi për të tjerët çfarë kanë bërë. Sepse nuk preket amza, vetëm aty nuk kam çfarë të bëj.  

“Stop” komunikoi me sekretarinë e këtij gjimnazi, të cilët thanë se në vitet 2006-2007, qytetarit i figuron emri vetëm në vitin e parë, ndërsa në sistemin e korrespondencës nuk i figuron fare.

Sekretaria e shkollës: 2006-2007 ka vetëm vitin e parë, sistemi i ditës. Te sistemi i korrespodencës nuk figuron emri.

Ndërsa në përgjigjen zyrtare me shkrim thuhet, se është gjetur emri në regjistër, ku janë dhe notat, por qytetari nuk ka numër amze.

Eksperti i çështjeve të arsimit Ndriçim Mehmeti, thotë se nuk ka shanse që një nxënës, që futet në maturë të rezultojnë pa numër amze.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i çështjeve të arsimit: Nuk ka rëndësi nëse ai e fillon ditën dhe pastaj e vazhdon me korrespodencë ose asaj që i themi ne shkollë e mesme me kohë të shkurtuar se kështu u quajt, e rëndësishme është që ai kur shkon në provime, që ta dini Domenika, në datë 20 maj çdo shkollë njofton QSHA-në dhe i thotë lista e nxënësve kalues është kjo, nga A-ZH dhe këta kanë të drejtë të hyjnë në provimet e maturës shtetërore dhe nxënësi atje pajiset me ID par është njësoj sikur unë figuroj në bordero në një vend pune vetë të marr rrogën dhe më thonë jo, rrogën tënde e mori Domenika, s’je ti.

/tvklan.al