Policia e Tiranës ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me një tablet çamçakëzi që dyshohet se përgjum fëmijët.

Uniformat blu thonë se kanë ushtruar kontrolle në një shkollë në Yzberisht ku kanë sekuestruar një tabletë në ngjyrë jeshile.

Analizat përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP-së kanë arritur në përfundimin që nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope.

Sipas asaj që thotë policia aty rezulton të ketë në përbërje vitaminë E.

Por pavarësisht këtij rezultati të nxjerrë, strukturat e Policisë thonë se do të vazhdojnë kontrollin dhe monitorimin në të gjitha shkollat./tvklan.al