Një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona. Efektivi A.L është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën 3 Dëshmorët. Sipas asaj që raporton gazetari i Kan News, Besart Bajraktaraj ai ndodhet në spitalin e Traumës. Autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë ngjyrë të bardhë dhe Policia po punon për identifikimin e tyre.

Bëhet e ditur se autorët e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët i’a kanë marrë, ndërkohë që të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.

Në dëshminë paraprake, efektivi ka thënë që dyshon për shkak të detyrës. Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë patur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje


/tvklan.al