KLGJ i kërkoi mendim mbi përfundimin e mandatit të tij
Dy misionet e huaja Euralius dhe Opdat refuzuan të japin opinion në lidhje me mbarimin ose jo të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, pas kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në një letër dërguar KLGJ-së ekspertët e huaj argumentojnë se ky qëndrim është jashtë kompetencave të tyre.
“Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një çështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për çështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, thuhet në përgjigjen dërguar KLGJ-së.
Më herët, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i kërkoi mendim ‘partnerëve ndërkombëtarë’ për çështjen e mbarimit ose jo të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.
Tv Klan