Dy gola të Rei Manajt nuk mjaftuan që Kombëtarja Shpresa të merrte pikë ndaj Sllovakisë në ndeshjen kualifikueset të Euro 2019 e zhvilluar të premten në Tiranë.
Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 3 – 2 dhe pas gjashtë takimesh kanë 6 pikë. Shqipëria që kryesoi për shumë minuta takimi u dorëzua në minutat e fundit. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë sërish me Sllovakinë të martën në Zilina.
Tv Klan