Përfaqësuesja U21 merr një fitore me përmbysje

Kombëtarja Shpresa arriti një tjetër sukses në kualifikueset e Europianit 2021.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi mundën Andorrën 3 – 1 me përmbysje në sfidën e luajtur këtë të martë në Elbasan. Miqtë realizuan të parët me penallti pas vetëm 2 minutave.

Përpjekjet e lojtarëve të Shqipërisë për të shënuar u shtuan me kalimin e kohës, por goli i barazimit erdhi vetëm në të 62’ me autor Adolf Selmanin. Minutat e fundit ishin akoma më emocionuese.

Giacomo Vrioni në të 85’ dhe Emiliano Bullari në sekondat e fundit të kohës shtesë vendosën triumfin e Kombëtares Shpresa.

Shqipëria U21 është e treta në kuotën e 11 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Austria e vendit të dytë, ndërsa Anglia udhëheq me 18 pikë.

Tv Klan