Në përfundim të fushatës kualifikuese të Europianit të 21-vjeçarëve, trajneri i Shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi shpreh keqardhjen e mungesës së arritjes së fazës finale, por nga ana tjetër, është i kënaqur që ekipi i tij ka furnizuar kombëtaren e Sylvinho me lojtarë.

Kombëtaret e moshave përbëhen më së shumti nga futbollistë që vijnë nga klubet europiane, fëmijë emigrantësh shqiptarë.

Mungesa e lojtarëve prodhimmade in Albania, është për faj të klubeve të cilat nuk investojnë siç duhet tek akademitë e të rinjve.

“Nuk do ta kuptoj kurrë pse nuk punojnë siç duhet klubet e mëdha me akademitë e tyre. Nuk mund të vish në kombëtare të mësozh pozicionin”.

Në muajin Nëntor Alban Bushi do të grumbullojë sërish ekipin e 21-vjeçarëve për dy ndeshje miqësore. Kundërshtarët dhe datat janë ende për t’u përcaktuar.

Tv Klan