Presidenti Ilir Meta ka kujtuar vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri 6 vjet më parë. Përmes një postimi në Facebook duke cituar porositë e Papës, Meta bën thirrje që të kthehet shpresa tek të rinjtë shqiptarë.

“Koha nuk pret më”, shkruan Meta, ndërsa shton se Shqipëria duhet të ngrihet lart si një vend demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençura të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”. Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë”, shkruan Meta, ndërsa postimin e tij e mbyll duke thënë se duhet “të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët”./tvklan.al