Në kërkim të tifozëve shqiptarë, Xhihani iu afrua në një klub një klienti me bluzën e përfaqësueses holandeze që po qëndronte në banak.
Xhihani duke folur me Gent Laskun, moderatorin e EUROZONE: Shiko gjetëm një tifoz holandez.
Xhihani: How are you? (Si jeni?)
Tifozi: I am good, (jam mirë), por nuk jam holandez, jam shqiptar.
Xhihani: Po çdo me këtë bluzë ti?
Tifozi: Po kemi ardhur për Shqipërinë, po si çdo shqiptar e kemi edhe nga një skuadër tjetër. Sot ishim me Holandën, jemi gjithmonë me Shqipërinë.
Xhihani: Skuadër të dytë ke Holandën?
Tifozi: Me Holandën dhe Milanin.
Xhihani: Shqipëria si t’u duk?
Tifozi: Shqipëria m’u duk shumë mirë, ishte shumë e fortë ndeshja e parë. Çunat nuk ishin në atë formën e duhur psikologjike, por them se në ndeshjen e dytë do të na nderojnë. Mendimi im!
Xhihani: Nuk të pyeta për emrin, si e ke? Dhe nga je?
Tifozi: Më quajnë Amarildo, jam nga Tirana dhe jetoj në Amerikë./tvklan.al