Në studion e emisonit “Kampionët” specialistët e futbollit dhanë mendimet e tyre për ndeshjen që sapo përfundoi, mes Portugalisë dhe Francës.

Bushi: Ndeshja kishte shumë emocion në pjesën e dytë, në pjesë e parë jo. Më bëri çudi Franca që Deschamps nuk e ndryshoi atë strategjinë e Trapatonit kur lunate me Juventus. Mbrohet shumë mirë në fakt dhe është për tu thënë kjo. Duket të jetë më agresive, Mendoj se u kualfikua me fat, duket të ketë presing lart. Me fat e fitoi ndeshjen, duhet ta fitonte në fakt për 90 minuta ndeshjen.

Trajneri Arjan Peço: Fituesi nuk gjykohet por Franca e meritoi, e ftohtë deri në fund. Pjesa e parë studim i ekipeve, pjesa e dytë më spektakolare. Franca në tërësi e meritoi dhe pati më shumë raste. Nuk më habit që mbron Deschamps, mbrojte shumë të fortë, me shumë lojtarë pas. Mbron rezultatin dhe me lojtarët e tij superstarë pret që të zgjidhin ndeshjen. Vjen një moment që mund të të mos eci si strategji por deri tani ia ka dale. I jepen merita për këtë.

/tvklan.al