Gazetari i Tv Klan, Glendi Tafaj, foli për gjendjen e Kombëtares, në prag të sfidës së nesërme ndaj Kroacisë.

Tafaj, nga Hamburgu, aty ku do të luhet ndeshja, deklaroi se Jasir Asani ndjen ende dhimbje, por është i gatshëm për të zbritur në fushë.  

“Mendoj se nuk do të lejohen më takime me familjarët. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Edhe emocionalisht edhe fizikisht, janë gati. Humbja me Italinë është hedhur pas krahëve. Futbolli nuk të jep kohë. Italia është kampione e Europës, Kroacia vendi i tretë në botë. Duhet të mendojmë vetëm për atë që do të ndodhë. Skuadra është në gjendje shumë të mirë.

Jasir Asani më tha se ndjen ende dhimbje, por është e durueshme. Do të jetë gati për ndeshjen e nesërme. Nuk kemi asnjë problem fizik. Asani e kaloi atë problem fizik.”, deklaroi Tafaj.

Në Tv Klan, transmetohet ndeshja e Shqipërisë me Kroacinë, por edhe të gjitha takimet e tjera të Euro 2024./ tvklan.al