Portieri i Portugalisë, Diogo Costa ka zbuluar sekretin e pritjes së penalltive kundër Sllovenisë. Në prononcimin e tij pas performancës heroike, lojtari i ndeshjes pranoi se ndoqi instinktet për të neutralizuar gjuajtjen e tre futbollistëve slloven.
“Kam punuar dhe jam stërvitur shumë duke analizuar penalltitë. Mbi të gjitha ndoqa instiktet e mia. Besova shumë tek vetja ime, besova në detyrën time dhe faleminderit Zotit kam arritur të ndihmoj skuadrën që është gjithmonë gjëja më e rëndësishme për mua. Ajo që është edhe më e rëndësishme është që ne kalojmë në raundin tjetër dhe shpresoj të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën në ndeshjen e ardhshme”.
24-vjeçari konfirmoi se është një ekspert kur bëhet fjalë për pritjen e penalltive. Portieri i Portos ka neutralizuar 10 penallti nga 24 në total në 5 sezonet e tij si profesionist, që rezultojnë në një normë mesatareje prej 41.67%.
Klan News