Berlini do të bëhet qendra e vëmendjes së komunitetit evropian të futbollit të dielën në mbrëmje, kur Spanja do të përballet me Anglinë në finalen e Euro 2024.

Megjithatë, nëse duhen besuar raportet nga ElDesmarque, do të ketë një pabarazi të madhe në numrin e tifozëve për dy vendet në Olympiastadion.

Sipas këtyre raporteve, do të ketë rreth 10,000 tifozë të Spanjës në ndeshje, ndërsa ka përllogaritje rreth 50,000 për tifozët anglezë në përballjen e së dielës.

Janë dhënë disa arsye përse mund të jetë kështu. Së pari, mund të jetë për shkak të aksesit në bileta. Federatat angleze dhe sponsorët thuhet se kanë shumë më tepër fuqi në aksesin e biletave sesa Federata e Spanjës, duke bërë që shumë bileta të përfundojnë për anglezët.

Ekziston edhe fakti që shumë tifozë spanjollë thjesht nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimet e “kripura” të biletave. Me shumë bileta që kushtojnë rreth 1000 euro, tifozët normalë shpesh thjesht nuk mund t’i përballojnë çmimet.

Arsyeja përfundimtare mund të jetë rruga e secilës palë për në finale, pasi Anglia ka pasur një rrugë pak më të lehtë për në Berlin dhe shumë tifozë anglezë do të kenë blerë bileta dhe do të kenë planifikuar paraprakisht përpara se njerëzit e Gareth Southgate të kishin arritur atje.

Pavarësisht se cila mund të jetë arsyeja, mund të ketë një dinamikë interesante të dielën në mbrëmje, me pothuajse ndjenjën si një ndeshje jashtë fushe për djemtë e Luis de la Fuente.

/tvklan.al