Aktori Gentian Zenelaj, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se nuk arrin ta kuptoj sesi u mposht Shqipëria nga kjo Itali, që u eliminua nga Zvicra.

Zenelaj, theksoi se ishte fat i keq që kuqezinjtë nuk morën dot pikë, ndërsa deklaroi se italianët duken të çakorduar.

“Po tregoj një sekret, me të njëjtin pasion që bëj tifo për Gjermaninë, me të njëjtin pasion jam edhe anti-Italian. Sot për herë të parë në jetë, më erdhi keq për Italinë. Nuk arrij ta kuptoj sesi na mposhti kjo skuadër. Nuk e di si ia dha Zoti ato 5 minuta, që ne ta humbisnim atë ndeshje. Është një fat i keq dhe i Zi që u mposhtëm. Do ju duhet shumë kohë, ndoshta Spallettin do e bëjnë “kurban”. Nuk duken më as ekip. Ishin totalisht të çakorduar.”, deklaroi Gentian Zenelaj.


/tvklan.al