Në orën 18:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih do të ballafaqohen Rumania me Holandën, me “Tulipanët” që shihen si favorit, së paku në letër.
Trajneri holandez Ronald Koeman kritikoi performancën e tyre si të tmerrshme në fazën e grupeve, një përpjekje për tu rikthyer tek performanca pozitive në fushën e lojës. Raundi çerekfinal ishte tabu 3 vite më parë, me holandezët që nuk duhet të kënaqen me vetëm kalimin e grupit.
Rumunët kanë shijuar tre rezultatet në fazën e grupeve, ndërsa kanë fituar vetëm një herë ndaj “tulipanëve”. Kjo është edhe fitorja e vetme në 14 ndeshjet, me bilancin që flet totalisht në favor të nënkampionëve të Botës në vitin 2010, me 10 triumfe e 3 barazime.
Holanda ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj këtij kundërshtari me mbi 2 gola diferencë. Përballja mes Rumanisë dhe Holandës do të vij ekskluzivisht në ekranin e TV Klan Plus dhe Radio Klan.
Klan News