Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy miqësore me Hungarinë në Tiranë, më 11 dhe 13 Shkurt. Në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Andrea Tedesco do të drejtojë kuqezinjtë e vegjël, të cilët kanë mundësinë të bindin stafin teknik për të ardhmen.
Kombëtarja do të grumbullohet të Dielën në Tiranë, ku do të kryejnë seancat stërvitore çdo ditë në “Shtëpinë e Futbollit”. Trajneri Tedesco ka ftuar 20 futbollistë për këto miqësore.
10 prej tyre janë pjesë e klubeve shqiptare, ndërsa të tjerët luajnë në klube të mëdha evropiane, si Inter, Bayern Munich, Roma, dhe Fiorentina.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orën 14:30 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe janë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe stafin të testojnë lojtarët dhe të vlerësojnë potencialin e tyre për ndeshjet finale të Europianit U-17, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajin Maj. /tvklan.al