Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj kombëtarja ka shënuar rezultate negative. Ndeshja ndaj Shqipërisë në fazën e grupeve ishte më pak e ndjekura nga spektatorët në televizionet italiane.
Sfida me Shqipërinë që u luajt me 15 Qershor pati 11 265 000 shikues, ose 61.70%. Ndonëse ishte hapja e edicionit italianët nuk kanë treguar interes për kombëtaren e tyre.
Me gjasë për shkak edhe të kuqezinjve, duke i konsideruar si një kundërshtar të lehtë. Nga ana tjetër edhe pse ishte përballje me eliminim direkt dhe mendohet se interesimi duhet të ishte i lartë, ndeshja kundër Zvicrës ka tërhequr pak më shumë shikues se sa ajo me Shqipërinë.
Matjet në Itali në ndeshjet e transmetuara në kanalin publik RAI dhe në platformat me pagesë kanë sjellë rezultatin se sfida me Kroacinë zë vendin e parë ndërsa në vend të dytë Spanja për sa i përket shikueshmërisë në televizor.
Mesa duket italianët kanë qenë më së shumti të interesuar të shihnin lojën e skuadrave kundërshtare në vend të paraqitjes që do të bënte ekipi i drejtuar nga Spalletti.
Tv Klan