Mijëra njerëz mbushën mbrëmjen e djeshme sheshet kryesore të qyteteve të mëdha për të ndjekur sfidën mes Shqipërisë dhe Spanjës nëpërmjet ekranit të Tv Klan.
Të dyja fan zonat e Tiranës, ajo në sheshin “Skënderbej” dhe tjetra në stadiumin “Selman Stermasi” ishin të tejmbushura.
Nuk mungonin flamujt kombëtarë dhe simbolet e kombëtares. Atmosfera përfshiu jo vetëm Tiranën, por edhe qytetet e mëdha si Durrësi, Shkodra, Vlora, etj.
Me mjaft interes kjo ndeshje u prit edhe në Prishtinë ku qindra qytetarë e ndoqën atë në sheshin kryesor të qytetit.
Tv Klan