Kylian Mbappe, e mbylli para kohe ndeshjen e parë të Europianit ndaj Austrisë. Sulmuesi pësoi një dëmtim të rëndë, duke thyer hundën në minutat e fundit, pas një përplasje me Kevin Dans.
25-vjeçari u largua i gjakosur nga fusha dhe menjëherë u transportua në spitalin e Dusseldorf-it, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në fillim, u vu në dyshim pjesëmarrja e lojtarit për ndeshjet e mbetura të Euro 2024, por te Franca janë qetësuar.
Analizat kanë zbuluar se Mbappe nuk e ka të detyrueshëm operacionin. Megjithatë, sipas raportimeve nga Franca, sulmuesi do të luajë me maskë në sfidat e mbetura.
Futbollisti pritet të mungojë për ndeshjen e ardhshme ndaj Holandës, por me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për sfidën e fundit të grupit, atë ndaj Polonisë.
Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan/ tvklan.al