Spanja dërgon sinjale të tjera presioni për rivalët e Europianit. Ka qenë sulmuesi Mikel Oyarzabal ai që ka përsëritur sërish faktin se skuadra iberike po kalon një formë fantastike në fushën e lojës dhe ky fakt e bën skuadrën më të mirë të kompeticionit.
Në daljen për mediat para sfidës së të premtes kundër Gjermanisë, anësori i Real Sociedad shtoi se në nivel individual, kanë lojtarë që bëjnë diferencën.
“Kemi punuar të gjithë së bashku dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk kemi nxjerr konkluzione nga humbja e vitit 2020 në Ligën e Kombeve, pasi nuk do të ishte mirë për ne. Ata janë një ekip i madh, por ne do luajmë pa presion.”
Për të pasur sa më të freskët futbollistët, trajneri Luis de la Fuente ka lënë pushim disa prej futbollistëve kryesorë si Lamine Yamal, Nico Williams dhe Fabián Ruiz, të cilët duket se kanë pasur edhe lodhje nga impenjimi në Europian.
Spanja ka fituar të 4 përballjet e deritanishme duke realizuar në total 9 gola e pësuar vetëm 1. Iberikët sfidojnë Gjermaninë në orën 18:00 të kësaj të premteje ndeshje qe transmetohet në Klan Plus dhe Klan Radio.
Klan News