Igli Tare, beson të fitorja e Shqipërisë ndaj Spanjës. Në një intervistë për Tv Klan, ish-sulmuesi parashikoi një triumf të kuqezinjve me rezultatin 2-1.
Sipas tij, Shqipëria ka lojtarë që duan të luajnë si të barabartë edhe me ekipet e mëdha. Tare theksoi se Kombëtarja shqiptare duhet të synojë thellësinë ndaj iberikëve.
“A ka kthim më të bukur të kthehem në stadiumin ku kam periudhën më të mirë në karrierë, me tifozët e Shqipërisë?! Jam optimist për një rezultat pozitiv. Është hera e parë nga 1999 që vij këtu dhe jam i mahnitur. Nuk kemi çfarë të humbasim. Kemi vetëm një rezultat. Duhet të luajmë pa emocione. Spanja ka një mënyrë loje që është i vështirë për të gjithë. Publiku do të bëjë diferencën. Shpresoj në një rezultat pozitiv.
Unë uroj që Silvinjo ta ketë kuptuar, që Shqipëria ka emrin e vogël, por ka një dimension të madh tifozësh. Këtë duhet t’ia transmetojë edhe skuadrës. Kemi lojtarë që duan të luajnë si të barabartë me kundërshtarët e mëdhenj.
Janë zgjedhjet e trajnerit, e vështirë t’i komentosh. Kjo skuadër ka nevojë për një lojtar si Broja, që e synon thellësinë. E kemi të nevojshme. Sa herë të kemi topin, duhet synuar thellësia. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë.”, deklaroi Tare./ tvklan.al