Portugalia i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën çerekfinale kundër Francës. Për të avancuar në turne, skuadra e Roberto Martinez duhet së pari të kalojë finalistët e Kupës së Botës, të cilët kanë marshuar deri më tani në Gjermani falë dy autogolave dhe një penalltie.

Portugalia dhe Franca takohen në çerekfinale në Hamburg në një përsëritje të finales së vitit 2016, të cilën Portugalia e fitoi 1-0 në tokën franceze. Cristiano Ronaldo është në kërkim të golit të parë në këtë Europian, pasi ka dështuar ta bëj një gjë të tillë në 4 ndeshjet e para.

Përballje që vendos kundër njëri-tjetrit dhe dy yjet, Ronaldo-Mbappe. Ky i fundit po vuan nga dëmtimi në hundë dhe do të jetë me maskë edhe në sfidën me luzitanët. Pas fitores kundër Belgjikës, 25-vjeçari pranoi se e urren ta mbajë dhe kjo e bën të ndihet sikur po e shikon me një realitet virtual dhe jo si pjesë e saj.

Ndryshe nga 39-vjeçari portugez, Mbappe ka shënuar një herë, i cili është edhe goli i vetëm i realizuar në 7 ndeshje të tij në Kampionatin Europian. Kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan këtë të premte duke nisur nga ora 21:00.

Klan News