Performanca fantastike ndaj Sllovenisë e ka shndërruar Diogo Costa në futbollistin më të kërkuar në merkato. 24-vjeçari është tashmë objektiv i disa skuadrave, kryesisht atyre të Premier League angleze.
Ai ka një klauzolë lirimi prej rreth 70 milionë euro në kontratën e nënshkruar në nëntor 2022, ndërsa marrëveshja mes palëve zgjat deri në 2027. Sipas mediave interesi është i lartë për lojtarin e Portos nga skuadrat kryesore si Chelsea, Manchester City, Newcastle dhe Wolves.
Blutë e Londrës duket se do të jenë më të favorizuar në këtë pikë, pasi Costa ishte gati të kalonte në kryeqytetin anglez verën e shkuar. Në fakt, kartoni i tij iu sugjerua Chelsea, por drejtuesit ndryshuan mendje duke shpenzuar pothuajse 40 milionë euro për dy portierë që në fund zhgënjyen.
E ardhmja e Ederson nuk është e sigurtë dhe kjo ka shtyrë Manchester Cityn për të ndërhyrë në merkato. Costa shihet si opsion tepër i favorshëm, pavarësisht se vlera e kartonit të portugezit në treg pritet të rritet pas asaj që ka treguar në Euro2024.
Klan News